Foto

Butrint Imeri ‘tërhiqet zvarrë’ me veturë për klipin e tij të ri

Këngëtari Butrint Imeri, po përgatit diçka të veçantë për fansat e tij këtë verë.

Ai këto ditë është gjendur në terren për të xhiruar klipin e tij të re, plot energji dhe ritme verore.

Por për të arritur një cilësi që i ka bërë këngët e tij të mëparshme kaq të suksesshme, Butrinti ka treguar se prapa skenave, puna është gjithçka përveçse e lehtë.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Në një skenë të klipit që ai ka ndarë së fundmi në InstaStory, këngëtari mitrovicas shihet duke u tërhequr zvarrë nga një veturë në lëvizje, duke përdorur një litar për të shtuar dramën dhe tensionin në skenën në fjalë.

Klipi i ri, i cili pritet të publikohet së shpejti, synon të sjellë një histori të gjallë dhe dinamike që do të mbetet në kujtesën e shikuesve.

Butrinti ka zgjedhur një peizazh shkretinor për këtë projekt, me rërë dhe shkurre që shërbejnë si sfond për skenat e klipit. /Telegrafi/