Video

Britanikja hapi konkurs për të dashur të ri, 5000 oferta i ka refuzuar deri më tani – tregon se çfarë kërkon nga një mashkull

Vitin e kaluar, Vera Dijkmans shpalli një konkurs për të dashur dhe theksoi se po pranonte aplikime nga burra të interesuar. Biografitë filluan t’i vinin shpejt në adresë, por vajza tërheqëse është ende beqare.

Banorja e Londrës pretendon se deri më tani ka refuzuar 5000 oferta dhe mediat zbuluan se cilat pyetje ishin në pyetësorin e saj.

Vajza tregon se nga të gjithë meshkujt, përfshirë një personazh të famshëm, ka zgjedhur vetëm tre.

“Pasi kalova mijëra aplikime, zgjodha tre burra dhe shkova në një takim me ta. Megjithatë jam vetëm”, ka thënë ajo.

Britanikja tregon se pavarësisht rezultatit zhgënjyesr, eksperimenti rezultoi i suksesshëm, sepse e kuptoi se çfarë mashkulli kërkonte dhe në të njëjtën kohë shmangu situatat e pakëndshme në aplikacionet e takimeve.

Ndonëse sfida i pëlqeu, Vera vendosi ta gjejë “Mr. True” dhe nuk pranon kompromise.

Ai thotë se një mashkull duhet të jetë qesharak, të ketë shije të mirë në muzikë dhe të jetë në gjendje të fitojë para. Ajo gjithashtu do të donte të gjente dikë që i pëlqen karikaturat, raporton themirror.

@itsveradijkmans

Srry had to check my lipgloss for a sec

♬ original sound – Typa_Music🔇

“Kërkimi për të dashurin është aktualisht në pritje. Unë jam shumë zgjedhës dhe kërkoj një djalë pothuajse perfekt. Besoj se nuk duhet të bëj kompromise, sepse më mirë do të jem vetëm sesa me njeriun e gabuar”, përfundoi ajo.

Së fundi, këtu janë dhjetë pyetjet më të rëndësishme që kandidatët duhet t’i përgjigjen në mënyrë që Vera të marrë parasysh aplikimin e tyre:

  1. A ju pëlqejnë fëmijët?
  2. Dëshironi fëmijë?
  3. Aktualisht jeni i martuar apo keni një të dashur?
  4. A punoni?
  5. A jetoni me prindërit tuaj?
  6. A keni një veturë?
  7. A keni X (ish-Twitter)?
  8. A do të më lejoni të shikoja në dollapët tuaj?
  9. A është në rregull t’u vardisesh shoqeve të mia?
  10. A ju pëlqen ta shikoni filmin “Avatar”? /Telegrafi/