Besnik Bislimi

Bislimi: Dialogu u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por fqinji ynë verior po e refuzon

Zëvendëskryeministri Besnik Bislmi, po thotë se në këto tre vjet qeverisje Kurti II me Lëvizjen Vetëvendosje, Kosova si shtet u rreshtua drejt se mbarës.

Sipas tij pati zhvillim, drejtësi e siguri, derisa specifikon se rezultatet janë të dukshme e të prekshme.

Tutje ai përmend edhe dialogun për të cilin proces të normalizimit thotë se po e refuzon Serbia.

”Procesi i dialogut u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por të cilën fqinji ynë verior vijon ta refuzojë, siç po e dëshmojnë me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit. U demaskua qasja e tyre destruktive, por ne vijuam angazhimin tonë, duke shfaqur konstruktivitet e duke qenë palë aktive, përmes ofrimit në vazhdimësi të propozimeve e ideve në çështjet rreth dialogut”.

”Ky vit i fundit i mandatit tonë të parë të plotë qeverisës, do të vijojë me të njëjtin përkushtim, energji e ritëm të punës. Bashkë kemi arritur shumë, e bashkë do të bëjmë edhe më shumë. Drejt fuqizimit të zhvillimit dhe prosperitetit për shtetin tonë”, shkruan Bislimi.