“Bisedime jo të lehta” mes Lajçakut e Bislimit

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kryenegociatorin Besnik Bislimi.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se  ta se diskutimet për tema të dialogut nuk ishin të lehta.

“Faleminderit zv. Kryeministrin e Parë të Kosovës BislimiBesnik për ardhjen sot në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të Dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, shkroi Lajçak.

Kujtojmë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, të premten, ka zhvilluar një takim në Bruksel në kuadër të procesit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.