Seancë

Bekë Berisha: Një shok më pati pyet, allahile qita fëmija çka kanë, qe çka i thash

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, gjatë  seancës së mbajtur në Kuvendin e Kosovës ka adresuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti në lidhje me marrëveshjet e arritura deri më tani rreth dialogut.

“Kryeministër besoj që sot je ketu me na kallëxu që ka Zajednicë, e jo që s’ka Zajednicë. Edhe sa faza i ka ky pranimi, apo sa fragmente duhet me i pasë kjo Zajednicë me pranu ti.Me zemër, teknike, histori, qysh janë këto? Ti mos i ndaj, mos bo hajgare se kjo është kogja serioze. Bile po më bën përshtypje, kur delshim në protesta, nuk jeni kanë ju (iu drejtohet deputetët të VV-së në Kuvend), tjerë janë kanë ata, kur gjujshin gurë, e mollotova – kogja ma mushin mendjen që përnjëmend e kanë punën e Zajednicës. Tash këtu që dy herë i shoh tu rreh shuplaka “Zajednica”.Këqyre isha me një kolegë temin në kerr, përmes proteste tu kalu për planin e Ahtisart edhe po më vetë ai “qita fëmija që po piskasin çka kanë, cka po dojnë”, i thash “valla po dojnë pushtet sikur na”. Qe e mbërrijte pushtetin, u ule në atë karrige edhe e pranove Zajednicën”, ka thënë Berisha.