Albi Mall Superliga

Batatina nuk e pranon humbjen: Nuk u bë Daja kampion por Arsim Kabashi

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është parë shumë i zhgënjyer pas ndeshjes me Ballkanin ku skuadra e tij pësoi humbje ndërsa suharekasit siguruan titullin e kampionit.

Batatina këtë sukses nuk ia ka pranuar trajnerit Ilir Daja por presidentit Arsim Kabashi, duke aluduar se ishin disa aleanca të klubeve që ndikuan në garë dhe në këtë mënyrë Ballkani e fitoi titullin e kampionit.

“Ia uroj titullin e kampionit Ballkanit por jo Ilir Dajës pasi Arsim Kabashi është bërë kampion e jo Ilir Daja. E dini shumë mirë aleancat që janë bërë mes klubeve dhe kjo ka bërë që ne mos të arrijmë titullin por Ballkani, për këtë arsye them se Arsim Kabashi është bërë kampion e jo Ilir Daja”, ka thënë ndër të tjera Tahir Batatina.  /Ballkani.info

@ballkani.info

Tahir Batatina me vaj në buzë pasi humbi nga Ballkani, hedh akuza në drejtim të Arsim Kabashit

♬ original sound – Ballkani.info