Baseli e Wolverhamptoni, dy çerekfinalistët e fundit në Ligën e Evropës

Baseli dhe Wolverhamptoni janë dy çerekfinalistët e fundit të Ligës së Evropës.

Këto dy skuadra kaluan tutje, pasi fituan në ndeshjet e kthimit të zhvilluara të enjten mbrëma.

Ndeshjet e para ishin zhvilluar para se të ndërpritej aktiviteti sportiv për shkak të pandemisë.

Baseli mposhti Eintracht Frankfurtin 1:0, ndërkohë që edhe ndeshjen e parë në Gjermani e kishte fituar ekipi zviceran, 3:0.

Ndërkohë, Wolverhamptoni mposhti Olympiacosin 1:0. Ndeshja e parë në Greqi ishte mbyllur baras 1:1.

Çerekfinalistët tjerë janë Interi, Manchester Unitedi, Shakhtar Donetsku, Copenhageni, Bayer Leverkuseni dhe Sevilla.