Barcelona e dëshiron transferimin e yllit të Liverpoolit

Barcelona ka shprehur interesim për futbollistin e Liverpoolit, Wijnaldum.

Wijnaldum ka arritur që dy vitet e fundit me Liverpoolin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.

Futbollistit i kanë mbetur vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij me Liverpoolin dhe pritet që Koeman të bëjë ofertë për transferimin e tij.

Nëse skuadra spanjolle i ofron futbollistit një kontratë afatgjate atëherë edhe pritet të ndodhë transferimi i tij.