Kupa e Kosovës

Ballkani në epërsi ndaj Prishtinës pas pjesës së parë

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të finales së Kupës së Kosovës në futboll. Ballkani mbylli pjesën e parë me rezultatin 1:0 kundër Prishtinës.

Ndeshja finale e Kupës po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Golin e epërsisë për Ballkanin e shënoi Walid Hamidi në minutën e 21-të. 

Prishtina nuk pati ndonjë rast serioz drejt portës së Ballkanit.

Përveç golit të epërsisë, as Ballkani nuk pati raste tjera të mira shënimi