LAJMI I FUNDIT

Ballkani fiton Kupën e Kosovës, lë Prishtinën pa Evropë

Ballkani është fitues i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2023/2024.

Në finale Ballkani e mposhti Prishtinën, të mërkurën në Drenas. Ndeshja u vendos në penallti. Suharekasit fituan me rezultat

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa rezultati nuk ndryshoi pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Në gjuajtjet nga pika e bardhë më të suksesshëm ishin lojtarët e Ballkanit.

Ballkani e ka fituar Kupën për herë të parë në histori. Javën e kaluar skuadra suharekase e siguroi titullin e tretë rresht të kampionit të Kosovës.

Me humbjen në finale të Kupës, Prishtina mbeti pa gara evropiane në edicionin e ardhshëm.