Bali Muharremaj kujton gazetarët gjermanë të vrarë më 13 qershor të vitit 1999

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në 22 vjetorin e çlirimit, ka përkujtuar gazetarët e rënë më 13 qershor.

“Janë gazetarët, fotoreporterët vendor e ndërkombëtar, të cilët gjatë luftës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për angazhim tonë si popull për liri, e natyrisht përmes gjirimeve e fotografive të tyre, dokumentuan që bota ta kuptoj dhunën dhe shtypjen e shtetit serb në Kosovë”, ka shkruar Muharremaj.

Ai tutje shkruan se më 13 Qershor 1999 u vranë Gabriel Grüner, Volker Krämer dhe Senol Aliti, të cilët i kujtojmë gjithmonë me respekt.