Bali Muharremaj ia arrin qëllimit, sivjet hapet Drejtimi për Shëndetësi në Shkollën e Mesme të Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se pas shumë kërkesave drejtuar MASHTI-it, është arritur që Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë të bëjë hapjen e Drejtimit Shëndetësi për vitin shkollor 2021-22.

“Pa disa kërkesave në Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe marrëveshjeve në proces me Drejtorinë e Spitalit të Përgjithshëm Regjional të Prizren për bashkëpunim të mëtejshëm dhe për gadishmërinë në ofrimin e ndihmës në hapjen e drejtimit për Shëndetësinë në SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë e poashtu me Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc, dhe QKMF për praktikë profesionale , kemi arritur tashmë që Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë të bëjë hapjen e Drejtimit Shëndetësi për vitin shkollor 2021-22. Nga nga muaji Gusht nxënësit mund të aplikojnë në profilin “Bashkëpunëtor profesional i Infermierisë”. Jemi mirënjohës për angazhimin e këtij bashkëpunimi ndaj të gjithëve, i cili ka synim në të ardhmen shërbimin ndaj qytetarëve”, ka njoftuar Muharremaj.