Bali Muharremaj arrin t’ia merr LDK-së një kuadër të rëndësishëm në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur për një aderim të ri në AAK, subjektit që i takon ai.

“Tashmë Bujar Shala nga Suhareka i bashkohet AAK-së. Ne së bashku do të tregojmë përkushtimin dhe angazhimin tonë për qytetarët tanë. Ne e respektojmë këtë veprim dhe do të jemi të vëmendshëm që ta kemi drejtimin e duhur për ta zhvilluar vendin dhe për ta avansuar përspektiven e të ardhmes tonë”, ka shkruar Muharremaj.

Ballkani.info merr vesh se Bujar Shala ka qenë pjesë e degës së LDK-së në Suharekë.

Muharremaj pritet të kandidoj për kryetar të Suherekës edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të viti. /Ballkani.info/