Futboll

Astrit Thaqi rikthehet te Ballkani

Pak orë pasi u zyrtarizua kalimi i Armend Thaçit te Cluj në Rumani, Ballkani sapo zyrtarizoi ardhjen e një mbrojtësi tjetër me po të njëjtin mbiemër.

Në fakt bëhet fjalë për rikthimin në skuadër të Astrit Thaçit. Ish-mbrojtësi i Dritës rikthehet në skuadrën me të cilën kishte fituar titullin kampion.

 “Tifozë të dashur, 

Mbrojtësi Astrit Thaqi vjen sërish në folenë e tij.

Kampioni ynë tashmë është bashkuar me grupin, për t’u përgatitur bashkërisht për kampanjën evropiane.

Mirë se erdhe champ” shkruan Ballkani në njoftim. /Ballkani.info