Ambasadori amerikan

“Asociacioni kyç; edhe Kosova në organizata ndërkombëtare”: Hill kërkon mbështetje të procesit të dialogut

Asociacioni i Komunave të populluara me shumicë serbe në Kosovë “është element i kyç që duhet realizuar”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill duke folur në një intervistë për median serbe “Kurir.rs”, për çka shtoi se “Shtetet e Bashkuara e kan bërë këtë të qartë muaj më parë”.

Por, në linjë me Asociacionin si “element kyç që duhet realizuar” Hill shtoi se njëkohësisht edhe Kosova “është e pakënaqur” që s’ka marrë pjesën e saj të ujdisë nga Serbia, që është mospengimi nga Begoradi në integrimet euro-atlantike dhe organizata ndërekombëtare. Në dritë të kësaj, tha ai, “duhet të merremi me këtë”.

“Në diplomaci më e rëndësishmja është se ekziston një mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve të tilla dhe mendoj se ambasadori Lajçak është personi i duhur në kohën e duhur për këtë. Më pas është e nevojshme të kaloni nëpër të gjitha pyetjet dhe të shihni se çfarë mund të bëhet. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë muaj më parë se Asociacioni i Komunave Serbe është një element kyç që duhet të zbatohet. Në të njëjtën kohë, Kosova është gjithashtu e pakënaqur që qasja e saj në disa organizata ndërkombëtare është e bllokuar dhe ne duhet të merremi edhe me këtë”, ka thënë Hill.

Ambasadori amerikan duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në dritën e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit u shpreh se tash është koha “për të mbështetur atë që është arritur nën lehtësimin e BE-së”.

Hill ka qenë një nga më të zëshmit ndër amerikanët viteve të fundit në kërkimin e themelimit të Asociacionit për çka edhe shprehej para gazetarlve se “mund t’ju garantoj që nuk do të dorëzohemi deri sa të arrihet (themelimi) i Asociacionit”.

Ato komunitete (të serbëve) në Kosovë duhet ta dinë se çfarë e ardhme i pret sepse nuk janë formuar dje, kanë vite në Kosovë. Me të vërtetë dëshiroj t’ju siguroj se ne e marrim shumë seriozisht këtë angazhim”, shtonte ai para gazetarëve vitin e kaluar.

Ku ka mbetur çështja e Asociacionit?

Një draft-Statut i Asociacionit i është dorëzuar zyrtarisht Qeverisë së Albin Kurtit, të cilët madje kanë kërkuar ta nënshkruajë (me Serbinë) ashtu siç është – me Rezolutë 12/44 në Preambulë dhe me gjykatë të Arbitrazhit; gjë që është interpretuar gjerësisht të jetë – më së paku – një ndarje e brendshme etno-territoriale, që e rrotllon fundamentalisht karakterin unitar të shtetit; si dhe që shkon përtej rendit kushtetues duke e pasur arbitrazhin ndërkombëtar për çështje të interpretimit të vendimeve të Asociacionit.

Partië opozitare politike e kanë kundërshtuar në themel këtë draft; ku LDK e ka quajtur “autonomi politike në evoluim” dhe me potencial “federalizimi”; PDK e ka quajtur “autonomi të plotë politike dhe territoriale” e madje edhe “super-Zajednicë”; ndërkaq AAK ka mbajtur një qëndrim më ambig.

Javë më parë ishte Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe i dyti për nga pesha politike në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili e mhoi kategorikisht mundësinë e pranimit – e lëre më të zbatimit – të draftit të Asociacionit që ka sjellur pesëshja euroamerikane në tetor të 2023’ës.

Kosova nuk e ka absolutisht asnjë obligim ndaj atij drafti të BE-së”, ka thënë Konjufca gjatë një intervistë në Rubikon; teksa hodhi posht në tërësi idenë e këtij draft-Statuti, por edhe të vetë Asociacionit si gjë që “nuk bëhet hiç”.

Është i dëmshëm drafti. Arbitrazhi aty është krejt skandaloze. Ka shumë pika të dëmshme aty”, tha Glauk Konjfuca teksa edhe gazetarit Adriatik Kelmendeti iu kthye me një pyetje: “Çka je tu fol more? Nuk implementohet ai draft”, shprehej Konjufca para dy javësh.