Video

“Ajo po luan keq, pisët, a je pjesë e kësaj loje?” – Juli debaton me Eglën për lojën e Heidit

Ka një kohë të gjatë që Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë nisur debatet e forta me njëri-tjetrin.

Heidi Baci herë pas here është munduar që të mbante një raport të mirë me aktoren, duke qenë se krijuan një miqësi brenda “Big Brother VIP Albania 3”, duket se gjërat kanë ndryshuar së fundmi.

Dy banoret kanë debatuar së fundmi, e pjesa tjetër e banorëve kanë ngritur pyetjen “nëse kjo është një lojë apo po debatojnë vërtetë?”.

Gjithashtu një natë më parë, Julian Deda i ka kërkuar Eglës që të sqarojë njëherë e mirë marrëdhënien e saj me Heidin dhe Romeon.

Juli: Nëse s’je pjesë e kësaj loje, se unë me këtë punë do të merrem, të lutem shumë sqaroje. Ajo po luan, keq, fort, pisët.

Egla: Nuk jam pjesë e kësaj loje. Nuk kam asnjë strategji me Heidin, dua vetëm përgjigje sepse kam dalë si klluf. /Telegrafi/