Foto

Arbër Hajdari bëhet baba për herë të parë

Humanisti dhe opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Vlera, bëhet e ditur se kanë mirëpritur një vajzë.

Lajmin e ka njoftuar me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Arbërit (pa ndërhyrje):

“Të dashur miq!

Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze.

Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë.

Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”. /Telegrafi/