Komuna e Gjilanit

Alban Hyseni pret në takim ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim ministrin e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

I pari i Gjilanit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar për nënshkrimin e disa memorandum bashkëfinancimit.

“Nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit për disa projekte”, tha ai.

Hyseni ka treguar edhe projektet të cilat priten të fillojnë në këtë komunë

“ Projekti i parë është ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetit. Investimet në qarkoren ekzistuese.  Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Ranatoc – Kokaj. Ndërtimi i Rrugës Nekibe Kelmendi”. Edhe ndërtimi i rrugës Fidanishte 2. Po ashtu edhe Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Livoq dhe Cernicë – Gjilan. Si dhe ndërtimi i trotuarit në Bresalc” , tha ai./Ballkani.info

Postimi i plotë: