Ethem Çeku

Prona e vëllait, kredia milionëshe në Raiffaisen Bank- Ali e Ethem Çeku dërgohen në Gjyq nga mbesa

Në gjykatën e Pejës, në një zyrë të vogël, u mbajt një seancë për një çështje aspak të vogël. Doruntina Çeku, një qytetare e Pejës ka dërguar në Gjyq xhaxhain e saj, Ali Çeku. Por, publikisht në këtë që ka nisur si lëndë civile ajo e përmend edhe axhën tjetër të saj, ish-Ministrin Ethem Çeku, dhe vëllain e tyre, Gani Çeku.

“Historia fillon qysh nga vitet 90ta dhe vazhdon akoma e qe pika kulminante e kësaj historie është viti 2013 dhe padinë te cilën e kam inicuar ne Gusht te vitit 2018. Si dhe pse deri këtu e kështu do ju tregoj me vone”, pati deklaruar javë më parë ajo në një postim në Facebook.

“Ne kete histori jane te involvuar shume njerez duke filluar nga “familja e babait “ dhe duke vazhduar deri tek institucionet dhe lajthitja e organizuar dhe e orkestruar konkretisht nga : Ali Deme Çeku, Ethem Deme Çeku dhe Gani Deme Çeku. Te njejtit jane te paditur dhe lenda do te vijon ne shqyrtimin e radhes. Per me shume mediat do te ju mbajne te informuar. Ne kete lende une perfaqesoj prinderit e mi dhe poashtu motrat dhe vellezerit mi si e autorizuar. Skandali dhe historia po vazhdon…”, pati shkruar ajo.

Gazeta Insajderi ishte në këtë seancë, e cila u mbajt në një zyrë të vogël, e ku për të paditurin Ali Çeku prezantoi vetëm avokati i tij, Dukagjin Kërveshi.
Seanca ishte e gjatë. Por, pasi që ishte ndërruar së fundmi gjyqtarja e rastit, pothuajse gjithçka nisi nga fillimi. U bënë disa propozime, por nuk u vendos asgjë. Krejt kjo mbeti që të vendoset pas seancës nga ana e gjyqtarës aktual rishtazi në këtë çështje.

Por, në disa raste situata diti që edhe të tensionohet.
Se për çka e ka paditur axhën e saj Ali Çeku, se si e ka përfshirë xhaxhain tjetër, ish-Ministrin Ethem Çeku dhe vëllain e tyre Gani Çekun, pas seancës ka treguar Doruntina Çeku.

Për pretendimet e Doruntina Çekut, mbesës së tyre, që janë deponuar në Gjyq, Gazeta Insajderi ka kërkuar që të marr një koment edhe nga Ali e Ethem Çeku. Ata janë pyetur se a qëndrojnë pretendimet që prona e vëllait te tyre, Musli Çeku është marrë nën kontroll e përdorur për të marrë kredinë milionëshe nga Raiffaisen Bank pa dijeninë e tij.

As njëri e as tjetri nuk janë përgjigjur, por në emër të tyre një përgjigje e ka dërguar avokati Kërveshi.

Ethem Çeku, një ish-Ministër që ishte jo-pak i përfolur për afera, tash profesor, edhe pse nuk ka pranuar që të flas, në deklarimin e pasurisë të publikuar së fundmi ka treguar për kreditë që ka nëpër banka.
Në këtë deklarim të pasurisë ai ka deklaruar që Raiffaisen Bankës bashkë me fëmijët e tij, bërë biznes, ia ka ende 740 mijë euro për kredi.

Gazeta Insajderi tash e disa javë ka dërguar pyetje edhe tek Raiffaisen Bank, për pyetur se si ata ia dhanë kredinë 3 milionë euro ku në hipotekë u vu edhe prona e Musli Çekut, tash në kontest. Por, kjo bankë ende nuk është përgjigjur. / Gazeta Insajderi