Akrobacitë e këtij boksieri do t’ju lënë pa mend (VIDEO)

Michael Pereira është rikthyer. Në Road FC 52 që u zhvillua të shtunën në Seoul të Koresë së Jugut, Pereira ka fituar duke bërë çdo stil të mundshëm ndaj kundërshtarit Dae Sung Kim.

Në klipin më poshtë mund të shihni Pereira-n të sulmojë Kim me akrobacia nga më të ndryshmet duke argëtuar tifozët e pranishëm.

Vetëm 25 vjeç, Pereira ka një ecuri 22-9 në MMA rreth e qark botës. Nuk e dimë nëse të gjitha lëvizjet e tij do të ishin të rregullta në UFC, por gjithsesi mbetet një luftëtar tepër i bukur për t’u parë.