Gattuso tregon pse nuk e futi Higuainin në ndeshje nga fillimi
Gonzalo Higuain nuk e nisi nga fillimi ndeshjen e Superkupës ndaj Juventusit në Jeddah të Arabisë Saudite.
Juve arriti të fitojë titullin falë golit të vetëm të Cristiano Ronaldos, kështu duke u bërë klubi me më së shumti tituj të Superkupës në Itali, gjithsej 8, një më shumë se Milani.
“Ai është i pafat momentalisht”, tha Gattuso për Higuainin.
“Ai ishte me grip mbrëmë, ne bëmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen e tij, mirëpo ai nuk luajti shumë, kështu që preferova dikë më të freskët”.
“Duket si një shaka, mirëpo sinqerisht është e vërtetë. Higuain nuk mori pjesë në fotografinë me princin e Arabisë sepse isha i frikësuar që do ta shpërndante virusin te lojtarët e tjerë, dhe ky ishte vendimi im”.
I pyetur se a ishte kjo ndeshja e fundit e Higauinit me Milanin, Gattuso u përgjigj kështu: “Ne kemi 25 lojtarë, kështu që të mos flasim për këtë tani. Ne lëpijmë plagët tona tani dhe shohim se çfarë do të ndodhë nesër”.