Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në turneun e futbollit në prag të punimeve të Kongresit të 74-të të FIFA-s në Bangkok.

Ademi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se ekipi i UEFA-s është renditur në vendin e dytë, raporton Ballkani.info.

“Ekipi i UEFA-së u rendit i dyti, pasi në finale pësuam humbje nga FIFA. Gjithsesi, ishte kënaqësi pjesëmarrja në një event të tillë dhe takimi me shumë legjenda të futbollit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe përvojën e paharrueshme!”, ka shkruar i pari i FFK-së./Ballkani.info/

Postimi i plotë: