Tahiri: Pushteti e mbrojti Martin Berishajn, tregon se janë të përfshirë në aferë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar në lidhje me ambasadorin Martin Berishaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse ambasadori Berishaj është bërë kryelajm në Slloveni, për çudi nuk është vrejtur nga presidentja e vendit Vjosa Osman, as nga kryeministri Albin Kurti e as nga Ministrja Gërvalla.

Tahiri ka thënë se kjo mbrojtje që po ia bën pushteti ambasadorit Berishaj është dëshmi se këta pushtetarë janë të përfshirë në këtë aferë.

“Afera e Martin Berishajt, krye lajm në Slloveni dhe mediat rajonale, e “çuditërisht” krejt e pa vërejtur nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla. Mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë”, ka shkruar Tahiri.