Donika Gërvalla ndalet prapë “ëëë… nuk e di a mund ta bëjë publike…”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë ditës së sotme ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme, ku ka folur edhe për njohjet e reja.

Ministrja Gërvalla gjatë raportimit, duke folur për njohjet e reja i lidhet sërish “gjuha” dhe vazhdon fjalinë, duke thënë se ishte duke e menduar se a mund të bëhet publike apo jo.

“Sa i përket misioneve të reja, po janë parapa buxhet, pa e specifikuar se cili do të jetë misioni, po janë parapa një numër misionesh të reja. Madje edhe që këtë vit për një mision të ri ëëëëëë jam duke menduar për një moment a është ende në fazën ku mund të bëhet publik, por tani gjatë këtyre ditëve kemi paraqitur kërkesën të kryeministri për hapjen e një misioni të ri. Sa i përket strategjisë së njohjes, unë ju, unë ju, unë ju propozova që të takohemi edhe një herë gjatë këtij viti edhe ta bisedojmë shtruar, ndoshta një pjesë pa përfaqësi jopublike, me qëllim që të mund të flasim, sepse është temë shumë e ndjeshme e njohjeve të reja”, tha Gërvalla-Schwarz të premten në Komisionin për Punë të Jashtme, përcjell Demokracia.com.

Një situatë të sikletshme e kishte edhe muaj më parë Gërvalla, derisa ishte duke folur për njohjet në një emision televiziv.

“Natyrisht që nuk kemi njohje të reja. Është normale që nuk kemi njohje të reja. Njohjet e reja nuk pikojnë nga qielli. Ka lëvizje të cilat janë shumë të rëndësishme. Kemi hapje të reja”, kishte thënë ajo.

“Me cilat p.sh?”, pyetet ajo nga gazetari.

E Gërvalla nuk kishte përgjigje e nuk iu kujtua asnjë shtet, por shkurtër thotë “tjetër herë”, duke pasuar me të qeshura në mënyrë të sikletshme. /Demokracia.com/