Hatërmbetje apo thumbime? Don Phenom zbulon raportin me Taynën

“Columbiana” ishte hiti që solli Taynën në skenë duke e bërë një ndër këngëtarët me të kërkuara. Kjo këngë ishte bashkëpunim me Don Phenom.

Por, nuk u desh shumë kohë që të përflitej për një krisje mes dyshes.

Përtej kësaj, Tayna shprehej gjithnjë mirënjohëse për bashkëpunimin.

Se kishte krisje mes tyre, u ngritën dyshime edhe më shumë, kur Don Phenom, injoroi pyetjen e gazetarit lidhur me raportin me Taynën gjatë një interviste.

Pas kësaj, Tayna pati reaguar në ‘Instastory’ një status ku shkruhej: Jam kaq e fokusuar tek vetja dhe jeta ime… Nuk ma ndjen se kush është i shtirur, kush ngatërrohet me mua, kush e mori këtë, kush e mori atë…Nëse nuk është diçka pozitive apo motivuese atëherë vërtetë që nuk ma ndjen.

E së fundi, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Don Phenom foli për jetën në Amerikë, njohjen me bashkëshorten dhe suksesin në muzikë, e ndër të tjera edhe për raportet me reperen.

I pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar se nuk flet me të, ai kishte një përgjigje.

“Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”, tha ai.

Ani pse ai dha këtë deklaratë, dyshja vazhdojnë të mos kenë njëri-tjetrin në ‘Instagram’.