Policia në Ferizaj gjobit dy shoferë, ishin nën ndikim të alkoolit

Policia në Ferizaj, në orën 03:18 në rrugën “Rexhep Bislimi”, ka ndaluar dy shoferë dhe të njëjtit i ka gjobitur pasi kanë përdorur alkool.

Një 25-vjeçar ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pasi përdorimi i alkoolit ka rezultuar me 1.56 promil. Ai u gjobit me 300 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 9 muaj.

Në po të njëjtën rrugë, policia ka ndaluar një tjetër shofer, i cili ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pasi përdorimi i alkoolit ka rezutuar me 1.54 promil.

22-vjeçari është gjobitur me 300 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 9 muaj.