FISU Prishtina 2022/Koreanet e KNSU triumfuese ndaj UPOL

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete (FISU), ku fitore ka korrur Universiteti korean, KNSU.

Ndeshja e dytë e Botërorit të hendbollit për universitete i takoi konkurrencës së femrave, ku fitore shënoi KNSU kundër hendbollisteve nga Çekia, UPOL.

Pas plot 60′ minutave lojë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, KNSU mposhti UPOL-in me shifrat 35:20.

Hendbollistja më e mirë e ndeshjes ishte Jiim Jung me shtatë gola, kurse më e dalluara nga universiteti çek ishte Julie Rozkova, e cila po ashtu realizoi shtatë gola.

Rezultati final i ndeshjes është 35:20 në favor të Universitetit KNSU nga Koreja e Jugut.