Kosovë-Spanjë gjykohet nga një skocez
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për këtë muaj ndaj Spanjës.
UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.
Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë skocezi Bobby Madden, i asistuar nga David Roome dhe Sean Carr, kurse gjyqtar i katërt do të jetë David Munro.
Ndërkaq, në VAR do të jenë austriaku Jarred Gavan Gillett dhe anglezi Nick Hopton.