Policia e Kosovës në çdo cep të vendit për të parandaluar përhapjen e pandemisë
Policia e Kosovës është e pranishme në të gjitha rajonet në zbatim të planit operativ si dhe në zbatim të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Si gjithnjë veprimet policore dhe masat ndëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë masat, po mbështeten në Ligji anti COVID.
Policia, vazhdon të bëjë thirrje, për respektim të vendimeve dhe masave të ndërmarrë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ruajmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.