Werner e kalon Chelsean në epërsi ndaj West Hamit VIDEO

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale 0:1 ndaj West Hamit, në ndeshjen e javës së 33-të në Premierligë.

Timo Werner shënoi golin e vetëm në këtë fraksion në minutën e 43-të duke u asistuar nga Ben Chilwell.