Liburn Aliu shkon në Rogozhinë, një rrugë e dy punë: Edhe i ikë monotonisë së Kosovës së izoluar, edhe bën fushatë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut ka zgjedhur t’i ik monotonisë së Kosovës së izoluar duke vizituar Rrogoshinën e skajit jugor të Tiranës.

Këtë vizitë Aliu e bëri për ta mbështetur kandidatin e tyre, Boiken Abazi i cili i është futur garës së zgjedhjeve në Shqipëri.

“Nga qyteti i vogël i Rrogozhinës, që është skaji më jugor i qarkut të Tiranës, me kandidatin tonë, Boiken Abazin. Rrogozhina është një nyje e rëndësishme infrastrukturore për shqiptarët, dhe Boikeni do të ketë vëmendje të veçantë për zhvillimin e Rrogozhinës. Ta mbështesim kandidatin numër 13, Boiken Abazin”, ka shkruar Aliu.