Kosovën e mbyllën, ministra e deputetë të Kurtit shkojnë në Shqipërinë e hapur për vikend

Pas vendosjes së masave nga Qeveria Kurti, shumë qytetarë është parë se ia kanë mësy Shqiperisë këtë fundjavë.

Një gjë e tillë ka shkaktuar polemika të shumëta, duke marrë parasysh faktin se në këtë kohë të krizës ekonomike në Kosovë, paratë e qytetarëve shpenzohen në një shtet tjetër.

Mirëpo, nuk janë vetëm qytetarët që kanë vendos të kalojnë fundjavën.

Në Shqipëri ka shkuar edhe një ministër i qeverisë Kurti.

Bëhet fjalë për Liburn Aliun, ministër i Infrastrukturës në qeverinë Kurti i cili sipas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, shihet se ka marrë rrugën për në Shqipëri.

Bashkë me të në veturë është edhe kandidati për deputet i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi si dhe Liridona Bislimi, këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë.

E përveç Aliut, fundjavën në Shqipëri po e kalon edhe deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani. Ai po qëndron në Tiranë, teksa nuk e ka pasur problem as të postojë fotografi me zyrtarin e VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimin.

Masat e vëna nga qeveria e Albin Kurtit do të rishikohen të dielën e javës së ardhshme.