Izet Sadiku emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive
Infektologu Izet Sadiku është emëruar dje drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vet ai duke thënë se e pret një punë e madhe për këto ditë të pandemisë.
“Prej dje jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Klinikën Infektive”, ka thënë shkurt Sadiku.
Sadiku më herët ka qenë edhe zëvendësministër i Shëndetësisë nga radhët e LDK’së.
Ndërsa, kujtojmë që ish-ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj – Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante më 5 shkurt për arsye personale.