Yllka sjell “Mashup”, përfshin këngë të Adelinës e Taynas

Yllka Kuqi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur ka sjell “Mashup”, brenda së cilës ka përfshi hite si “Kanagjegji” e Adelina Ismaili apo “Qeqe” e Taynas, por nuk mungojnë edhe këngë të njohura popullore.

Yllka e ka nisur vitin 2021 me një projekt interesant ndërsa 2020 e përmbylli me disa potpuri e këngë solo duke qenë ndër këngëtaret më aktive në periudhën e festave.