Krahu i djathtë i Vjosa Osmanit i jep vulë koalicionit me Albin Kurtin
Haxhi Avdyli thotë se simpatizantë të LDK’së dhe të tjerë po e përkrahin iniciativën e Vjosa Osmanit.
Kështu, ai mendon se në zgjedhjet e ardhshme do të mbështeten nga qytetarët.
Ai ka thënë se me shumë mundësi iniciativa e krijuar nga Vjosa Osmani do të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV’në e Albin Kurtit.
“Gjasat e mëdha janë për një koalicion parazgjedhor’, tha Avdyli në T7.
“Ka vullnet të mirë nga z. Kurti por edhe nga Vjosa Osmani. Ky vullnet ka ekzistuar që nga tetori i vitit të kaluar’, shtoi ai.