Avokati i Thaçit ia përplas fytyrës gjyqtarit: Njeriun që Biden e quajti Xhorxh Uashingtoni ju e sillni me pranga në sallë

Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper është përplasur me gjyqtarin gjatë seancës në leximin e aktakuzës për ish presidentin, shkruan Ballkani.info.

Hooper ka cituar atë që ka thënë senatori Bob Dole për Thaçin dhe presidenti i zgjedhur amerikane, Joe Biden.

“Biden e quajti këtë njeri Xhorxh Uashingtoni i Kosovës, prandaj është e pabesueshme që ta shoh këtë njeri me pranga. U befasova kur hyra në sallë dhe e pashe me pranga këtë njeri”, tha avokati Hooper. /Ballkani.info/