KQZ mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhje për ditën e sotme nga ora 13:30, shkruan ballkani.info

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Ju njoftoj se sot (e martë, 27 tetor, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

Hyrje: znj. Valdete Daka, Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr.40/2020.

Aktivitetet e SKQZ-së;
Aktivitetet e ZRPPC-së;
Raporti i Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Gllogoc dhe Vushtrri.

Këshilli për Buxhet dhe Financa:
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntëmujor Financiar i KQZ-së për periudhën janar – shtator 2020;

– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntëmujor i Njësisë së Prokurimit për periudhën janar – shtator 2020;

– Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për pagesat e stafit të angazhuar në qendrat e votimit (QV) dhe në vendvotime (VV) për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut 2020.

Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Emërimi i anëtarëve të KKZ-së për Komunën e Mitrovicës së Veriut.

– Shqyrtimi dhe miratimi raportit të punës të Sekretariatit të KQZ-së për periudhën janar-Shtator.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesë për ndryshim në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020 për shkak të organizimit të procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ruajtjen e kutive të votimit të vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, që kanë dallim në vota pas rinumërimit.

– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për asgjësimin/shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më datën 06 tetor 2019.

– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për asgjësimin/shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve nga vitit 2007 deri në vitin 2009.

Të ndryshme;.