Arbërie Nagavci: Unë e Vjosa Osmani kemi qenë kundër që Kuvendi të shkoj në pushim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur për hapjen e vitit të ri shkollor.

Ajo ka thënë se kanë ftuar në Interpelancë Parlamentare ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

“Unë së bashku me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani kemi qenë kundër që Kuvendi të shkoj në pushim, por sipas saj, deputetët tjerë kanë qenë kundër”, tha ajo.

Ajo në një intervistë për Kanal 10 tha se ajo është e interesuar që Kuvendi ta vazhdojë punën.

Nagavci tha se duhet përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Zgjidhja ideale do të ishte jo më shumë se 10 nxënës në një klasë”, tha ajo.

Sipas saj, do të ishte ideale që të ketë një kombinim, ndërmjet mësimit në klasë dhe mësimit në distancë.