Vdes një person nga koronavirusi në Spitalin e Vushtrrisë

Mbrëmë ka vdekur një person nga koronavirusi në Kosovë.

Viktima ishte nga Komuna e Mitrovicës dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar  nga Spitali i Vushtrrisë.

“Viktima ka qenë pozitiv me koronavirus dhe është trajtuar si rast i vdekur nga koronavirusi”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Deri tani në Kosovë, sipas IKSHPK-së, kanë vdekur 185 persona nga koronavirusi.