Musliu: Manekeni me mindil, vetëm për të plotësuar egon e shefit të tij psikopat, dje u tallë me Naser Ramadanin, Lul Rakën e Valbon Krasniqin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka adresuar fjalë të rënda te ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Musliu, ka përdorur një term interesant për Vitinë duke e eitkuetuar si ‘maniken me mindil’, dhe ka thënë se po e shfrytëzojnë popullin vetëm për t’ju shkruar pas, por nuk ju intereson shëndeti i tyre.

“Maneken me mindil, qe s’ke dije e ke deshmu por qe s’ke asnje fije morali njerzor kete e deshmove dje dhe duhet te japesh llogari. Ju thirreni ne POPULL por POPULLIN e konsideroni vetem si turme per t’iu ardhur mbrapa”, ka shkruar Musliu në Facebook.