Milaim Zeka thotë se babai i zëdhënësit të Kurtit ishte polic serb deri ne vitet ‘90 e xhaxhai mjek në ushtrinë serbe deri në bombardime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka vazhduar shkrimet e tij në Facebook, kësaj radhe duke folur për zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Zeka ka thënë se është interesante se si kryeministri Kurti, të gjithë njerëzit afër tij i ka persona me fije të forta lidhëse me ish-Jugosllavinë.

I tillë, sipas tij është edhe zëdhënësi, Përparim Kryeziu. Zeka ka thënë se babi i i Kryeziut, Azizi ka qenë ka qenë polic, deri me 1990. Madje, Zeka ka thënë se edhe axha i tij ka punuar në ushtrinë jugosllave deri në bombardime.

Postimi i plotë:

Kush eshte Perparim Kryeziu, zedhenesi i Qeverise Kurti?!

Kete informacion e kam per Hydajet Hysenin, Sami Kurteshin dhe jo vetem

Eshte interesant se Albin Kurti, pjesen kryesore te bashkepunetoreve te tij, ose i ka njereze te kategorise te Shkelzen Gashit, ose persona me fije te forta lidhese me ish Jugosllavine, ose Serbine.

I tille eshte Perparim Kryeziu. Babai i tij, Azizi, ka qene polic, deri me 1990. Tani lind pyetja se si ndihet Hydajet Hyseni, vellezerit Kurteshi, e plot te burgosur dhe te perndjekur politik.

Mixha i Perparimit, Ramadani, ka punuar ne ushtrine serbe, deri ne bombardime. Eshte i graduar. Ka sherby si mjek ne kazermen serbe ne Mitrovice.

Krejte kete po e them ne menyre qe ta begatojme biografine e atyre qe gjithe diten e shajne Serbine dhe Vuçiqin, ama tane jeten kane qene argat te tyre!