Eskalon vëllai i Mytaher Haskukës: E ofendon publikisht Grenellin rreth origjinës seksuale

Vëllai i kryetarit të Prizrenit, Myxhahit Haskuka, e ka sharë publikisht Emisarin e Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell, ku në gjuhën turke i ka thënë atij ‘homoseksual’.

Emisari amerikan, Richard Grenell sot ka dhënë një intervistë për T7. Kjo intervistë nuk u pëlqye edhe shumë nga zyrtarë e sipmatizues të partisë Vetëvendosje.

Kjo pasi që Grenell deklaroi se Kurti e ka gënjyer për tarifën 100%, pasi që i ka thënë se do ta hiqte këtë tarifë sapo të vinte në pushtet.

Pas intervistës ka pasur shumë komente negative nga simpatizuesit dhe zyrtarët e lartë të partisë së Albin Kurtit.

Njëri ndër ta është edhe vëllai i kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, shkruan Gazeta Metro.

Vëllai i tij quhet Myxhahit Haskuka dhe me anë të një postimi në Facebook, ai ka sharë keq Grenellin.

”Ka lloj lloj ybne (homoseksualë) në këtë botë, po ky i Amelikës 100% (homoseksual), Prizrence”, ka shkruar ia në postimin e tij.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë.