Prishtina krejtësisht e heshtur, qytetarët po e respektojnë orën policore

Rruga “Bill Clinton” e cila në ditët e zakonshme është e ngarkuar me kolona, këtë të enjte gjatë kohës kur edhe është e kufizuar lëvizja ishte pothuajse e zbrazët.

Njëjtë ishte edhe rruga “Agim Ramadani” e “Afrim Zhitia”.

Shumë qetë ishte edhe tek rrethi në hyrje të Prishtinës nga magjistralja Prishtinë-Pejë.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës si masë parandaluese ndaj pandemisë CO VID19 ku deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 71 ka ndërmarr një sërë masash.

Ndër to është edhe kjo që të kufizohet lëvizja nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00. Brenda këtyre orareve të caktuara lejohen të qarkullojnë vetëm ata që kanë nevojë për prodhim, furnizim e nevoja mjekësore, ndërsa lëvizjet tjera janë të ndaluara.

Kundër kësaj masa doli edhe presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi i cili këtë veprim e ka quajtur si antikushtetues.