Në Prizren arrestohet një person pasi nuk respektoi dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi nuk ka vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.