Apeli i kryetarit Smajl Latifi për bashkatdhetarët që kanë ardhur në Atdhe

Koronavirusi ka marrë bllokuar jetën në Kosovë pas masave parandaluese nga koronavirusi të cilat i ka marrë Qeveria e Kosovës.

Në idhje me këtë ka reaguar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi duke i dërguar apel bashkatdhetarëve.

Ky është apeli

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, bashkatdhetarë të nderuar që keni ardhur në Atdhe!

E di që keni mall për Atdhe dhe keni ardhur të vizitoni familjen dhe të dashurit tuaj!
Kësaj radhe na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi pranë të afërmve tuaj.

QË TË TREGONI ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM:

•PA SHTRËNGIM DUARSH!
•QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!

Për të gjithë bashkëatdhetarët tanë që tashmë kanë ardhur në Kosovë, veçanërisht nga zonat e prekura me COVID-19 si Italia, bëjmë apel që të paraqiten në QKMF-të dhe QMF-të e komunës së Rahovecit, t’iu nënshtrohen kontrolleve të nevojshme si masë parandaluese ndaj infeksionit COVID-19.

Për bashkatdhetarët që akoma nuk kanë ardhur në Kosovë:

JU LUTEMI QË TA SHTYENI VIZITËN NË ATDHE DERI NË KALIMIN E KËSAJ SITUATE!
KËSAJ RADHE DO TË NA NDIHMONI NËSE QËNDRONI ATJE KU JENI!

Nëse keni vendosur patjetër të vini në Atdhe keni obligim të detyruar të qëndroni 14 ditë të vetëkarantinuar! Nëse keni ardhur tashmë në Atdhe, ju lutem qëndroni në vetëkarantinë dhe bëni gjestin patriotik: përmbajuni rregullave të vetëkarantinës!

Nëse keni shenja dhe simptoma të dyshimta në lidhje me COVID-19 na kontaktoni në këta numra:

• ☎️ 044/ 230- 138 – Drejtori i QKMF-së Rahovec
• ☎️044/ 426- 416 – Drejtori i DSHMS-së Rahovec
• ☎️029/ 277- 913 – Stacioni Policor Rahovec.

Numri kontaktues pa pagesë i Shtabit të Posaçëm në Komunën e Rahovecit është:
• ☎️080011007.

Bashkë do të ja dalim!