Helmohen nxënësit e shkollës 9 vjeçare në Bulqizë

Një rast i helmimimit të nxënësve ka ndodhur këtë të mërkurë në Bulqizë, ku të paktën dy të mitur janë ndjerë keq.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare në fshatin Godvi dhe dyshohet se nxënësit janë helmuar nga peleti, lënda që digjet për ngrohjen e ambienteve (kaldajat)

Nxënësit janë paraqitur me simptoma helmimi, marrje mendsh dhe dhimbje koke. Vajza, e helmuar nga tymi, është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.