Lladrovci bashkon kandidatët për kryetar të Podujevës, Bulliqin dhe Rudarin, tregon kush fito VIDEO

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë një iniciativë që dy kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, t’ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit.

Ai ka ftuar kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudarin dhe atë të VV-së, Shpejtim Bulliqi që ta përshëndetin njëri-tjetrit.

Ky veprim ndodhi teksa të tre ishin në tribunat e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku po zhvillohej ndeshja në mes Llapit dhe Feronikelit,

Lladrovci në fund thotë se e para në zgjedhje do të dal LDK-ja, pas PDK-së, e cila për zgjedhjet në komunën e Podujevës, ka dalë me kandidatin Naim Fetahu.

Komuna e Podujevës shkon në zgjedhje pasi që Agim Veliu u bë ministër i Punëve të Brendshme. Zgjedhjet do të mbahen me 15 mars.