Qëndrim Kozhani, djali i dëshmorit Xhavit Kozhani, ofron shtëpinë për dy familje nga Shqipëria
Kosovarët vazhdojnë të solidarizohen me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, respektivisht tërmeti që goditi Durrësin me rrethinë.
Qytetatët e Kosovës përpos që kanë dërguar ndihma humanitare, janë shprehur të gatshëm që t’i lëshojnë edhe shtëpitë e tyre për strehim të familjeve që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Njëri nga ta është edhe Qëndrim Kozhani nga Lipjani, djali i dëshmorit të Kombit, Xhavit Kozhani.
“Ofroj shtëpinë në Ribar të Madh të Lipjanit për dy familje të cilat mbetën pa streh në Shqipëri”, ka shkruar Kozhani.