Tërmet i fuqishëm në Istog, lëkundjet u ndjenë edhe në Pejë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasdite (ora 15:00) Istogun.

Qytetarë nga Istogu kanë treguar për ‘RADIO 1’, se dridhja është ndjerë rreth orës 15:00 ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për dëme të mundshme.

Ata kanë thënë se janë detyruar të dilnin nga shtëpitë e tyre pasi që dridhja e tokës ishte e madhe.

Një tërmet prej 2.3 shkallësh të riterit ka goditur sot Istogun.

Tërmeti sipas Shemsi Mustafës, nga instituti sizmik ka ndodhur në ora 2 e 49.

Epiqendra e tërmetit sipas Mustafës është 10 kilometra në veri perëndim të Radavcit.

Lëkundjet e këtij tërmeti janë ndjerë edhe në Pejë. /Ballkani.info/

loading…