Prapaskenat e fushatës reklamuese të brendit francez “YSL”: Dua Lipa rrëzohet keq

Dua Lipa po rendit një pas një sukseset ndërkombëtare sa i përket industrisë muzikore.

Këngëtarja shqiptare këtë vit shumë pak e kemi parë teksa performon në koncerte të ndryshme pasi që të gjitha forcat i ka përqendruar në albumin e ri.

Por, zeshkania jonë po vazhdon të jetë e kërkuar edhe në tregun e reklamave, ku së fundi një të tillë ka realizuar me markën e njohur franceze, “Yves Saint Laurent”.

Në kampanjën “Libre” në të cilën përfshiu edhe gjuhën shqipe, bukuroshja shfaqet tejet joshëse dhe ndër të tjerash në fund mban një shqiponjë në dorë.

Ndër të tjerash, 23-vjeçarja ka ndarë prapaskenat e video xhirimit ku shihet në një moment rrëzohet në breg të detit nga presioni i valëve, por fatmirësisht nuk pëson lëndime.

Ndryshe, Dua ka qenë në fillim të këtij muaji në Prishtinë, ku ka ndjekur për së afërmi “Sunny Hill Festival”.

loading…